Ceferin jep lajmin e madh: Nuk shoh ndonjë rrugë se si Liverpool mund të mbetet pa titull

Presidenti i UEFA, Aleksandar Ceferin, i ka dhënë qetësi skuadrës së Liverpoolit.

Zërat se Liverpool mund ta humbet titullin që pothuajse tashmë e ka fituar, kanë marrë fund, transmeton Gazeta Olle.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë i pari i UEFA-së, Aleksandar Ceferin.

“Nuk shoh se si mund ta lëmë Liverpool pa titull. Nëse ata do të ktheheshin për të luajtur, ata do të fitonin Premierligën”, ka thënë Ceferin.

“Nëse ne nuk rikthehemi në lojë, do të ishte e këshillueshme që të shpalleshin kampionët e secilës ligë”, ka thënë tutje presidenti.

Pas këtyre deklaratave të Ceferin, tifozët e Liverpool mund të jenë më të qetë.