Djokovic po ndihmon politikanët serbë në tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës

Mediet zvicerane dhe ato gjermane së fundmi i kanë dhënë vëmendje të madhe tenistit Novak Djokovic, transmeton “Zeri”.

Mediumi zviceran “Blick” ka shkruar se tenisti serb Novak Djokovic ka ndërhyrë politikisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke cituar një deklaratë nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se tenisti ka ndihmuar lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë, duke shfrytëzuar markën e tij.

Siç ka thënë Daçiqi, ai ka biseduar disa herë me Djokovicin për të dërguar reket ose nënshkrime për zyrtarë të huaj.

Djokovic është si një top në problemin mes Serbisë dhe Kosovës. Në fillim të vitit ky 32-vjeçar hyri mes fronteve, shkruan “Blick”, që kujton fyerjet e ambasadorit të Kosovës në Bullgari ndaj Djokovicit në janar.

Edhe tash Djokovic supozohet të ndihmojë përfundimin e pavarësisë së Kosovës. Roli i saktë i numrit një në tenis është ende i paqartë, por ai ka shfaqur deklarime nacionaliste para shumë vitesh.

Kur Kosova kishte shpallur pavarësinë në vitin 2008 Novak kishte thënë: “Ne jemi gati për të mbrojtur atë që është jona. Kosova është Serbi”.