‘2 malokë bio’, Bes Kallaku për drekë me Ilir Metën

Bes Kallaku njihet për batutat e tij të spikatura dhe mjaft ironike. Aktori është bërë tepër i dashur për publikun në sajë të roleve të shumta që ka luajtur në televizionet shqiptare. Shumë shpejt do e shohim në filmin me titull ‘Falco’ që pritet të dalë në të gjitha kinematë.

Besi së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një foto me presidentin e Shqipërisë Ilir Metën, nga ku shihen duke ngrënë së bashku. Si një djalë i ardhur nga fshati, Besi e përdor gjithnjë fjalën ‘katunar’ apo ‘malok’, kur do të tregojë origjinën.

Ai e ka pritur Metën me gjëra fshati: Domate bio dhe djathë. Aktori i dashur nuk ka nguruar t’a postojë foton dhe sipër saj ka shkruar: “Dy malokë bio, me djathë e domate bio.” Fotoja ka shkaktuar të qeshura tek të gjithë, ndërsa vetë Besi mesa duket ka shijuar drekën së bashku me Metën.