2 vite pas martesës me Patrisin, Tuna merr vendimin e papritur

Dy vite më parë, këngëtarja shumë e komentuar në media, Tuna u kurorëzua në martesë me Patris Berishën. Çifti u martuan me një ceremoni shumë private, aq sa asnjë foto nuk u siguruar dot nga mediat.

Megjithatë pas ceremonisë, çifti nuk ngurroi të postonin shpesh foto me njëri-tjetrin dhe dhanë edhe lajmin e bukur se do bëhen prindër.

Dy vite pas martesës, Tuna së fundmi ka marrë vendimin e papritur duke ndryshuar biografinë e saj në rrjete sociale e duke shtuar mbiemrin e bashkëshortit.

Siç duket me këtë veprim Tuna ka dashur të tregojë se mes çiftit po shkon shumë mirë duke i dhënë fund thashethemeve për ndarje.