Connect with us

24-vjeçarja pushohet nga puna vetëm pas disa minutash që kishte filluar, arsyeja i “heq trurin” (FOTO)

Kuriozitete

24-vjeçarja pushohet nga puna vetëm pas disa minutash që kishte filluar, arsyeja i “heq trurin” (FOTO)

Në ditët e sotme keq të jesh e bukur dhe keq të jesh e shëmtuar! Një 24-vjeçare në Britani, operatore televizive dhe asistente prodhimi është pushuar nga puna, pasi ishte tepër e bukur.

Ema Hulse ka denoncuar kompaninë “Unit TV”, pasi vetëm pak minuta kishte në punë, por papritur e pushuan. Arsyeja e pushimit nga puna ishte fakti se bukuria e saj shpërqendronte punonjësit e tjerë, ndaj vendi i saj ishte në pasarela dhe jo në televizion.

Siç shpjegon vete Ema në një prononcim për mediat, ajo kishte mbërritur në redaksinë e televizionit londinez në orën 9:30 minuta dhe eproret i kishin shpjeguar se çfarë duhet të bënte.

“Pak minuta më vonë, më thanë se shërbimet e tua nuk janë me të kërkuara”, është shprehur Ema duke shtuar se shefi e kishte pyetur se mos ishte gjë modele dhe më pas me ironi kishte shtuar se televizioni nuk është pasarelë.

“Unë isha lyer pak me buzëkuq, por isha normalisht me një këmishe dhe me pantallona. Nuk doja të isha as provokuese dhe as me veshje të papërshtatshme”, tregon 24-vjeçarja, e cila shton se pavarësisht kësaj situate ajo do të vazhdojë të ndjekë ëndrrën televizive.

Gjithsesi kompania e mohon këtë fakt, duke thënë se është larguar prej një incidenti./GazetaBota

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top