Connect with us

4 mënyra natyrale për të zbardhur lëkurën e errët në zonën intime

Kuriozitete

4 mënyra natyrale për të zbardhur lëkurën e errët në zonën intime

Sezoni i plazhit është shumë më afër nga ç’mendoni dhe shumë femra kanë filluar të mendojnë që tani për pushimet, për orët e gjata në det dhe pafundësinë e rrobave të banjos që do të ekspozojnë këtë verë.

Por në qoftë se shumë prej jush i druhen provës së bikinit për shkak të kilogramëve të marrë gjatë dimrit, jo më pak shqetësuese janë edhe shenjat e errëta përqark zonës intime.

Sikur të mos mjaftonin njolla kafe në fytyrë, u duhet të përballeni me to edhe në këtë zonë kaq delikate. Akoma nuk janë zbuluar shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje aspak estetike, por sipas dermatologëve veshja e pantallonave të ngushta dhe depilimi i gabuar me brisk, ose përdorimi i dyllit të nxehtë janë disa prej tyre.

Ato mund të shfaqen gjithashtu edhe si pasojë e çrregullimeve hormonale dhe diabetit. Në artikullin e sotëm, Living do ju njohë me 4 trajtime natyrale që zbardhin lëkurën e errët në zonën intime.

1.Limon, kos dhe tërshërë: Kosi ka veti anti-infamatore, detoksikuese dhe hidratuese që ndihmojnë në eleminin e qelizave të vdekura, kurse tërshëra shërben si një scrub natyral për lëkurën.

Limoni nuk mund të mos mungojë në këtë recetë pasi falë veprimit të tij zbardhues, shenjat kafe do të largohen shumë më shpejt. Në një enë shtoni dy lugë gjellë kos dhe një lugë çaji tërshërë dhe përziejini derisa të formohet një pastë.

Më pas shtoni lëngun e një limoni të shtrydhur dhe vendosni pastën mbi njollat kafe dhe lëreni të veprojë për 30 minuta duke masazhuar këtë zonë me mollëzat e gishtave. Në fund shpëlahuni me ujë të ftohtë. Trajtimi duhet përsëritur çdo mbrëmje për një muaj rresht.

2.Vaj ulliri, mjaltë dhe limon:Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden në zonën intime dhe i zbardh ato, vaji i ullirit hidraton lëkurën, kurse mjalti vepron si eksfoliant.

Për këtë maskë ju duhen 1 limon i shtrydhur, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Përzieni të tre përbërësit bashkë dhe vendosini mbi lëkurë. Këshillohet që lëkura të jetë e njomur me pak ujë pasi kështu maska vepron më shpejt.

Mund të përdorni një furçë dhëmbësh për të masazhuar zonën e njollave për 10-15 minuta. Shpëlahuni me ujë të vakët dhe përsëritni trajtimin javës tjetër.

3.Ujë orizi: Uji i orizit është i pasur me vitaminë B,acid folik, hekur, kalium, magnez dhe zink , të cilat i fiton gjatë zierjes.

Shërben si tonifikues i mrekullueshëm natyral i lëkurës, heq njollat kafe në zonën intime dhe nxit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë delikate. Pasi të zieni orizin, kullojeni dhe vendosni në ftohje ujin e përdorur.

Më pas hidheni në një shishe sprucator dhe përdoreni disa herë gjatë ditës për njollat kafe. Në asnjë moment nuk duhet të shpëlaheni pasi kështu zhbëni efektin e tij zbardhues.

4.Ujë i oksigjenuar

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top