4-vjeçari i tha nënës se do ta priste në Parajsë, para se të ndërronte jetë

I vogli Nolan Scully u diagnostikua me rhabdomiosarkomë – një lloj kanceri i indeve të buta – kur ishte vetëm 3 vjeç. Kur lufta e tij për mbijetesë arriti fundin, Nolan nuk kaloi momentet e fundit të jetës së tij duke e mallkuar jetën.

Duke e ditur se do të vdiste shumë shpejt, ai i tha nënës së tij Ruth se do ta priste atë në Parajsë. Pasi u diagnostikua, familja e Nolan e hapi një faqe në Facebook për të treguar momentet e këqija dhe të mira të rrugëtimit të tij, transmeton Gazeta Express.

Nolani i vogël donte që të bëhej polic dhe t’i shërbente komunitetit të tij njëjtë sikur babai Jonathan, i cili ishte zjarrfikës. Jonathan e la punën sapo djali i tij u diagnostikua me kancer.