Connect with us

7- vjeçares i shpërthen telefoni në xhep, arsyeja do t’ju tmerrojë

Kuriozitete

7- vjeçares i shpërthen telefoni në xhep, arsyeja do t’ju tmerrojë

Një 7 vjeçare nga Kazakistani ka pësuar djegie të tmerrshme në këmbën e majtë. Shkak për këtë është bërë telefoni që ajo mbante në xhep.

Vajza po luante në kopësht, kur prindërit e saj e dëgjuan të ulërinte.

Ata vrapuan jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe mësuan prej shokëve të vajzës së tyre se telefoni i saj celular Samsung Galaxy S2 i kishte shpërthyer në xhepin e pantallonave.

Djegia që vajza ka pësuar në këmbë është aq e rëndë sa do t’i duhet të kryejë një transplant lëkure.

Kompania Samsung ka ofruar të paguajë të gjitha faturat e mjekimeve, por prindërit nuk kanë pranuar sepse nuk donin që ngjarja e vajzës të mbetej e fshehtë.

Ndërkohë që kompania është shprehur se është në djeni të këtij problemi dhe se po punon të heqë nga tregu të gjithë telefonat e tillë sepse kanë një problem teknik.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top