Kuriozitete
I shpallur në kërkim për vrasje, fieraku arrestohet në Kakavijë
I shpallur në kërkim për vrasje, fieraku arrestohet në Kakavijë
Një person i shpallur në kërkim për vrasje ka përfunduar në prangat e policisë teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar duke përdorur gjeneralitete të tjera.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Ermal Binjaku, 28 vjeç, banues në Fier i cili është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë pak pas mesnate rreth orës 00:47.
Gjatë momentit të kalimit, Ermal Binjaku deklaroi gjeneralitete të tjera, konkretisht me inicialet F.B.
Pas verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sistemin “TIMS”, Ermal Binjaku rezultoi se është person në kërkim.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me shkresë nr.444 datë 18.01.2016 ka dërguar urdhrin e ndalimit të datës 18.01.2016, si dhe ndryshim e veprës penale nga "Sigurimi kushteve për vrasje" në veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese". /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.