Connect with us

Zbulohet prova filmike, ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

Video

Zbulohet prova filmike, ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

Zbulohet prova filmike, ja pse Donald Lu nuk flet për TahirinF. Tenolli

Lajme

Ambasadori amerikan Donald Lu nuk është prenoncuar ende në lidhje me çështjen Tahiri, megjithëse zërat që ia kanë kërkuar këtë kanë qenë të shumtë.

Lu nuk ka thënë asnjë fjalë që prej shpërthimit të skandalit të përgjimeve, duke marrë parasysh që ai flet për gjithçka, duke filluar që nga problemet e fëmijëve down e deri tek ekspozitat e pikturave.

Në një shkrim të lapsi.al, shkruhet se natyrisht askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë mes shqiptarëve, një përfaqësuesi të vendit të huaj se për çfarë të prononcohet dhe për çfarë jo.

Kjo është një zgjedhje sa personale, po aq edhe e administratës së cilës i përket.

Por, në këtë rast, duket se është disi më ndryshe. Sepse Donald Lu ka rekorde në mbrojte të dyshes Rama – Tahiri, për të cilat sot nuk do të ishte krenar askush.

Atëherë kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte vënë gishtin mbi plagë duke denoncuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

Dhe që kjo të bëhej e besueshme përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni sot nuk do t’i besoni veshëve. Në mes të shtatorit 2015, përpara se të gjitha mediat botërore të tregonin me gisht Shqipërinë, përpara se bosi i anti-mafies italiane, Franko Roberit, të lëshonte alarmin se “droga që po vinte nga Shqipëria po shtohej”, ambasadori amerikan i mbante ison dyshes Rama-Tahiri.

Për t’i dhënë besueshmëri propagandës së tyre ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.

Sot kuptohet se sa e vërtetë ka qenë kjo mbështetje e pa kusht. Dhe kuptohet gjithashtu se pse Donald Lu nuk ka gojë të flasë për rastin Tahiri.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top