Connect with us

Gjykata e Lartë shpall moskompetencë, “Tom Doshi” shkon te Krimet e Rënda

Kuriozitete

Gjykata e Lartë shpall moskompetencë, “Tom Doshi” shkon te Krimet e Rënda

Gjykata e Lartë shpall moskompetencë, “Tom Doshi” shkon te Krimet e Rënda

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për akuzat e mosdeklarimit të pasurisë të deputetit Tom Doshi. Çështja do t'i shkojë tani Gjykatës për Krimet e Rënda.

Sipas Prokurorisë, deputeti akuzohet se nuk ka deklaruar transaksione financiare që ka bërë ndërmjet vetes (si individ) dhe kompanive në pronësi të tij.

Gjatë hetimit janë kryer disa akt ekspertime kontabël për hyrje-daljet financiare të kompanive në pronësi të deputetit Tom Doshi apo edhe ekspertime në lidhje me mënyrën si kanë ndryshuar me shtim apo pakësim pasuritë që ai disponon.

“Në përfundim të këtyre akt ekspertimeve kontabël, ka rezultuar se nga viti 2005 e deri në mars të 2017-s, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar rreth 10 veprime e transaksione të kryera prej tij me qëllim shitblerje tokash, makina, para të dhëna hua apo gjendjen e llogarive bankare”, tha një burim nga grupi i hetimit.

Po kështu edhe për çështjen tjetër “Doshi-Frroku-Bami”, Gjykata e Lartë shpalli mos- kompetencë disa ditë më parë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top