Connect with us

Kërkojnë rigjykim, ja kur vendos gjykata për Ermal Hoxhën dhe anëtarët e tjerë të grupit “Xibraka”

Kuriozitete

Kërkojnë rigjykim, ja kur vendos gjykata për Ermal Hoxhën dhe anëtarët e tjerë të grupit “Xibraka”

Kërkojnë rigjykim, ja kur vendos gjykata për Ermal Hoxhën dhe anëtarët e tjerë të grupit “Xibraka"

Apeli për Krimet e Rënda ka shqyrtuar sot ankimimet e bëra nga të pandehurit e dosjes "Xibraka". Në seancën e sotme u shqyrtuan ankimimet e Ermal Hoxhës dhe 8 të pandehurve të tjerë.

Avokatët mbrojtës të Ermal Hoxhës kërkuan ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të seancës së sotme për çështjen "Xibraka" u vendos që vendimi përfundimtar të shpallet më 15 nëntor.

Dënimet e dhëna për 9 pjesëtarët e dosjes "Xibraka" janë: Ermal Hoxha- 10 vjet, Arjan Dalipi- 10 vjet, Cezar Avila- 12 vjet, Ilir Hysenaj- 12 vjet, Sajmir Batku- 13 vjet, Klement Dalipi- 11 vjet, Genci Xhixha- 13 vjet, Gentjan Gjonaj- 11 vjet, Walter Moreno- 12 vjet burg.

Grupi i drogës "Xibraka" u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ndërsa u sekuestrua sasi rekord e kokainës prej 100 kilogramë. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit.

Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. /b.l/noa.al./

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top