Kuriozitete
Klaudia Pepa në festivalin e filmit të Romës, shkëlqen me të zeza
Klaudia Pepa në festivalin e filmit të Romës, shkëlqen me të zeza
Në kryeqytetin italian është zhvilluar Festivali i Filmit të Romës, që u mbyll dje. E pranishme, mes shumë të ftuarish italianë dhe nga shtete të tjera, ka qenë dhe balerina shqiptare Klaudia Pepa.
Këtë herë, Klaudia Pepa ka veshur një fustan të zi, me dekolte të theksuar, me një zinxhir si dekoracion në pjesën e përparme, i gjatë dhe paksa i hapur.
Klaudia kishte zgjedhur një pamje shumë të pastër, me flokë të valëzuar të kthyer në një anë dhe grim të lehtë, pa asnjë bizhuteri veç vëthëve.
Si të gjitha të ftuarat e rëndësishme, Klaudia u vendos para dhjetëra fotografëve duke qenë pastaj pjesë e publikimeve të mediave dhe agjencive të ndryshme që kanë mbuluar Festën e Kinemasë së Romës. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.