Connect with us

Ndalimi i biznesmenit, Policia e Shtetit-PD: Keqardhje për këtë sulm politik

Kuriozitete

Ndalimi i biznesmenit, Policia e Shtetit-PD: Keqardhje për këtë sulm politik

Ndalimi i biznesmenit, Policia e Shtetit-PD: Keqardhje për këtë sulm politik

Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me ndalimin e biznesmenit Orest Sota në Elbasan pak ditë më parë, të cilit iu gjet gjatë kontrollit mbi 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtimin e mjeteve lundruese të ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas akuzave të PD policia e mbajti të fshehtë ngjarjen, por Policia e Shtetit thotë se ka zbatuar ligjin dhe se PD po sulmon politikisht.

“Përsëri Partia Demokratike sot akuzoi për qëllimet e saj dhe pa asnjë bazë Policinë e Shtetit, lidhur me ndalimin e shtetasit Orest Sota. Policia e Shtetit është e detyruar të shprehë përsëri keqardhjen për këtë sulm politik, duke nënvizuar se ka bërë detyrën konform ligjit e të gjitha procedurave të kërkuara nga ligji. Kjo është lehtësisht e vërtetueshme, siç është e qartë që shtetasin e ndaloi dhe e çoi për procedim penal, Policia e Shtetit jo akuzuesit e saj”, thuhet në deklaratë.

Më tej Policia e Shtetit ka shprehur edhe njëherë keqardhjen për përsëritjen e përditshme të akuzave që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe i bën thirrje Partisë Demokratike e të gjithë forcave politike, të mos bëjnë politikë duke përbaltur punën e uniformave blu.

“Policia e Shtetit ka goditur dhe do të godasë pa asnjë diferencim, çdo shkelje dhe shkelës të ligjit, pavarësisht përfshirjes së qëllimshme që politika i bën asaj në axhenda të cilat nuk kanë të bëjnë asgjëkundi me misionin e me punën e policisë.

Policia e Shtetit pret mbështetjen dhe solidaritetin e opozitës në luftën kundër krimit, korrupsionit e shkeljeve të çdo lloji, jo luftën politike kundër saj kur ajo kryen detyrën për të cilën është krijuar e për të cilën paguhet nga taksat e popullit shqiptar”, përfundon deklaratën policia. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top