Connect with us

Aktori i njohur i humorit rrëfen për herë të parë historinë më të bukur të jetës

Kuriozitete

Aktori i njohur i humorit rrëfen për herë të parë historinë më të bukur të jetës

Aktori i njohur i humorit rrëfen për herë të parë historinë më të bukur të jetës

Aktori i humorit Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin, ishin sot të ftuar në “Rudina”, nçë tvklan për të rrëfyer për herë të parë historinë e tyre të dashurisë.

7 vite plot pasion, 14 muaj më parë janë bekuar edhe nga një vajzë, Ajër, e cila mori vëmendjen e të gjithëve edhe për emrin unik me të cilin prindërit e pagëzuan.

Duke u kthyer 7 vite në kohë, Erioni tregon se raporti i tyre ka qenë i gjithi pasionant: “Bashkë kemi plot 7 vite, kemi hyrë në të 8-in. Lidhja jonë ka shumë pasion, çdo fazë ka kaluar me pasion, madje edhe sherret kanë pasion brenda”, tregon ai për raportin me Ajlin.

Me një diferencë 2-vjeçare nga njëri-tjetri, dy ish-studentët e regjisë rrëfejnë se, si shumë çifte të tjera, edhe ata u njohën në Akademi, atje ku provimet e hapura janë mundësi e mirë njohjeje.

“Akademia ka procesin e provimeve të hapura. Kisha dëgjuar aty Ina, Ina, po nuk e dija që emri i vërtetë ishte Ajlin…” , tregon Erioni duke shtuar se pasi e kishte parë dhe simpatizuar, e kishte thënë me zë të lartë “sa e mirë qenka”, pa e ditur se në krah kishte mamin e saj që ndiqte shfaqjen. “Mbaroi provimi, shkova për ta takuar, por më dha vetëm dorën..”

Nga ana tjetër, Ina e kishte shumë inat personazhin që Erioni luante në “Portokalli”. Ajo, as që e mendonte se një ditë ai do të bëhej bashkëshorti i saj, e kishte tmerr personazhin që vinte nga Erseka në Tiranë dhe çoç i dukej vetja.

Por koha kalonte, kafet ishin bërë me të shpeshta në Akademi dhe dalëngadalë Ina njohu Erionin e vërtetë pas personazhit të skenës.

Pas janarit, muaji në të cilin ata u njohën, muaji gusht i gjeti të celebruar. Gjithçka ndodhi në një kohë shumë të shkurtër, filloi bashkëjetesa dhe më vonë edhe martesa.

Sot, dy prindërit janë krenarë për veten dhe për vajzën e tyre të bekuar. Po jetojnë kohën më të bukur të jetës dhe janë të lumtur për gjithçka kanë e gëzojnë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top