Connect with us

Shpërndanin drogë në Tiranë me “Renault” dhe “Audi”, 2 djemtë kapen në flagrancë

Video

Shpërndanin drogë në Tiranë me “Renault” dhe “Audi”, 2 djemtë kapen në flagrancë

Shpërndanin drogë në Tiranë me "Renault" dhe "Audi", 2 djemtë kapen në flagrancëS. Bardhi

Lajme

Dy djem kanë rënë në prangat e policisë këtë mëngjes, të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme.

Të arrestuarit janë Gentian Kalemi, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Ahdi Zeqollari, 24 vjeç, banues në Progradec. Gjithashtu është shpallur në kërkim J. B., 25 vjeç, banues në Korçë

Por çfarë iu është gjetur dy djemve? Më konkretisht policia njofton:

– Në Rrugën “Hoxha Tasim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojtë Cannabis Sattiva, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.

– Në Rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte shetasi J. B., dhe pasagjer Ahdi Zeqollari, ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.

Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Djemtë akuzohen me veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga Nenet 283/1, 242 dhe 189/1 të Kodit Penal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top