Connect with us

Foto që po “tërbon” rrjetin, princi miliarder që vizitoi Shqipërinë i shtrirë në dysheme pas arrestimit

Video

Foto që po “tërbon” rrjetin, princi miliarder që vizitoi Shqipërinë i shtrirë në dysheme pas arrestimit

Foto që po "tërbon" rrjetin, princi miliarder që vizitoi Shqipërinë i shtrirë në dysheme pas arrestimitG. Hasani

Lajme

Lajmi më i bujshëm i mediave të huaja ishte arrestimi i 11 princave sauditë, ministra e zyrtarë të lartë, mes tyre princi miliarder që vizitoi Shqipërinë në muajin gusht dhe u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Daily Mail ka publikuar një foto që po bën xhiron në gjithë mediat. Në foto janë të gjithë princat, të cilët janë fotografuar të shtrirë për “një sy gjumë” në dyshemenë e burgut “luksoz” me 5 yje, në pritje të fatit të tyre pas arrestimit për spastrimin më të madh anti-korrupsion në historinë moderne të mbretërisë.

Të gjithë të akuzuarit janë mbledhur së bashku në hotelin Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj të luksoze, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë.

Nuk do e kishin imagjinuar kurrë veten se do tv kishin përfunduar në këtë mënyrë princat miliarderë.

Në mesin e atyre që janë fotografuar janë investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është nip i mbretit, me një pasuri prej rreth 18 miliard dollarë dhe zotëron aksione në Twitter, Lyft dhe Citigroup. Në gusht princi ankoroi jahtin e tij luksoz ku mahniti të gjithë Durrësin. Por, sot ai gjendet i shtrirë në dysheme.

Kjo foto u zbulua pasi Presidenti Trump, i cili shkroi se mbështet urdhrin për arrestimet masive, ku u përfshi edhe princi i kurorës Mohammed bin Salman, trashëgimtar 32-vjeçar i frikshëm ambicioz i fronit.

Në dy postime në Twitter të shkruara gjatë përgatitjes për të lënë Japoninë për Korenë e Jugut në një turne të gjatë aziatike, Trump tha:

Kam besim të madh tek Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë ….Disa prej atyre që po trajtojnë ashpër kanë qenë “zhvatësit” e vendit të tyre për vite!”

DailyMail shkruan se nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar pretendimet e princave, por pohon se të arrestuarit që po mbahen në Ritz Carlton, kanë pasur mundësi të qarkullojnë lehtësisht.

Pas arrestimit ata janë mbyllur në hotelin me pesë yje, ndërsa po vazhdon hetimi për akuzat që rëndojnë mbi ta.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top