Connect with us

Konflikt me thikë mes dy të rinjve në shkollë, njëri përfundon në spital

Kuriozitete

Konflikt me thikë mes dy të rinjve në shkollë, njëri përfundon në spital

Konflikt me thikë mes dy të rinjve në shkollë, njëri përfundon në spital

Një konflikt mes dy adoleshenteve brenda ambienteve të shkollës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ku 14 vjeçari D.D., ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin rajonal për tu mjekuar.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky person është konfliktuar me një shtetas tjetër, në brendësi të ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Korçë, në të cilën ishin të dy nxënës.

I plagosuri aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij i cili pas sherrit është larguar nga vendi i ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top