Kuriozitete
Basha publikon mesazhin e gardistit: Gruaja e Tahirit erdhi në zyrë dhe qëndroi 5 orë
Basha publikon mesazhin e gardistit: Gruaja e Tahirit erdhi në zyrë dhe qëndroi 5 orë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një mesazh që i ka dërguar sipas tij një punonjës i Gardës së Republikës.
Sipas mesazhit të publikuar nga Basha, në 17 tetor gruaja e Saimir Tahirit ka shkuar në darkë vonë në zyrën e ish-ministrit në institucionin e Gardës.
Sipas Bashës me këtë veprim Rama provon faktin se e ka mbrojtur Tahirin që ky i fundit të shkatërronte provat në këmbim të heshtjes.
“Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes: ‘Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Saimir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e SaImir Tahirit rreth 5 orë.
Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Basha. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.