Connect with us

Gazetari: Tahiri është një cironkë, një peshk i madh ra në rrjetën e amerikanëve

Video

Gazetari: Tahiri është një cironkë, një peshk i madh ra në rrjetën e amerikanëve

Gazetari: Tahiri është një cironkë, një peshk i madh ra në rrjetën e amerikanëveA. Shehaj

Lajme

basir collaku

Gazetari i kronikës, Basir Çollaku, duke folur ditën e sotme për akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, e cilëson këtë të fundit si një cironkë, në krahasim me "peshqit" e mëdhenj që pritet të arrestohen.

Ai thotë se një peshk i madh ka rënë në rrjetat e amerikanëve ndërsa shtron disa pyetje se çfarë mund të jetë negociuar në zyrat e Dakos në Durrës.

Çollaku shkruan:

Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane.. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur… me dëshmi, dokumente dhe fakte…më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..

Kohët e fundit gazetari i kronikës ka intervistuar disa nga ish-oficerët e shkarkuar nga detyra, të cilët kanë dëshmuar për lidhjen e Tahirit me Habilajt.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top