Connect with us

Superaksioni/Kontroll në lokale, kapen 123 “balerina” shqiptare në Kosovë

Video

Superaksioni/Kontroll në lokale, kapen 123 “balerina” shqiptare në Kosovë

Superaksioni/Kontroll në lokale, kapen 123 "balerina" shqiptare në KosovëA. Shehaj

Lajme

lokal

Foto ilustruese

123 femra shqiptare, të cilat punonin pa dokumentacionin përkatës në disa lokale në Kosovë janë shoqëruar në polici, në përfundim të një superaksioni të zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës.

Zyrtarisht, policia bën me dije se në kuadër të një operacioni të gjerë në të gjithë vendin, të koduar "Vjeshta 2017", të nisur më datë 3 nëntor 2017 dhe të finalizuar sëfundmi, se janë realizuar kontrolle në 30 lokale të ndryshme dhe 4 prej tyre janë mbyllur si dhe janë vendosur gjoba për mungesën e kasave fiskale dhe dokumenteve të tjera.

Veç kësaj, në të gjitha vendet ku janë ushtruar kontrolle janë ndaluar 212 femra, të cilat punonin pa dokumentcionin përkatës.

Nga këto 212 femra 123 janë shqiptare, një malazeze, dy nga Maqedonia dhe 86 nga Kosova.

Gjithashtu, në përfundim të këtij superaksioni janë arrestuar 5 persona të dyshuar për posedim të armëve të zjarrit, janë konfiskuar 2 revole e tipit TT, 3 karikatorë, 16 copë municione, 3 thika ushtarake dhe një qese e vogël me lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top