Connect with us

Pas çiftit që u prangos në Shkodër, “bien në rrjetë” edhe 4 bashkëpunëtorët e tyre

Kuriozitete

Pas çiftit që u prangos në Shkodër, “bien në rrjetë” edhe 4 bashkëpunëtorët e tyre

Pas çiftit që u prangos në Shkodër, “bien në rrjetë” edhe 4 bashkëpunëtorët e tyre

Pas arrestimit të çiftit nga Shkodra Denis Shema, 34 vjeç, dhe Romina. M, 26-vjeçe të cilët u kapën me drogë në makinë, në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë: Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve sot, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Loreta Paço, 36 vjeçe, banuese në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve ditën e sotme këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht: 2 automjete, 26.4 gram lëndë narkotike heroinë, 3.8 gram lëndë narkotike kanabis sativa, 6 telefona celular.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top