Kuriozitete
Këngëtarja bukuroshe Beyonce, pjesë e filmit të ri “Mbreti luan”
Këngëtarja bukuroshe Beyonce, pjesë e filmit të ri “Mbreti luan”
Mbreti Luan do të ndjekë gjurmët e Hirushes, Të Bukurës dhe Bishës, Liza në botën e çudirave.
Jon Favreau, i cili gjithashtu drejtoi rihapjen e librit The Jungle Book, do të përdorë CGI dhe ekranin e gjelbër për të sjellë në jetë filmin e animuar të vitit 1994.
Beyonce do të luajë luajë rolin e Nala në filmin e ardhshëm “Mbreti Luan”. Ka qenë Disney që ka postuar në Twitter kastin e filmit ku përfshihet dhe 36-vjeçarja.
Kastit të aktorëve do i përfshihet dhe Donald Glover, i cili ka rolin e protagonistit, Simba.
Përveç këtyre dy emrave ajo që ka lumturuar fansat është edhe rikthimi i James Earl Jones, i cili në filmin e 1994 ishte në rolin e babait të Simbës, Mufasa.
Disney ka konfirmuar gjithashtu se do të jenë sërish këngët e filmit të vitit 1994, dhe pranon se filmi po prodhohet me shpejtësi, dhe mund të dalë në verën e vitit 2019. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.