Connect with us

Rikthehen maskat, plagosen dhe grabiten në banesë burrë e grua

Kuriozitete

Rikthehen maskat, plagosen dhe grabiten në banesë burrë e grua

Rikthehen maskat, plagosen dhe grabiten në banesë burrë e grua

Një çift bashkëshortësh kanë rënë pre e grabitësve me maska.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme, në fshatin Donofrosë të Urës Vajgurore, ku disa persona hynë në banesën e burrit dhe gruas, dhe bënë çfarë deshën.

Ata ishin të maskuar dhe të armatosur, ndërsa çifti O.B, 57 vjeç, dhe bashkëshortja D.B, 55 vjeçe, u goditën edhe fizikisht.

Mësohet se ata kanë marrë dëmtime të lehta në kokë si pasojë e goditjes me qytën e armës.

“Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre.

Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O.B në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta .

Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celularë janë larguar menjëherë”, sqaron policia.

Ndërkohë forca të shumta policie po krehin zonën, gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top