Kuriozitete
Fund fatal pas aktit të rëndë, i riu hidhet nga ura pas mësimit
Fund fatal pas aktit të rëndë, i riu hidhet nga ura pas mësimit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një adoleshent dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga ura.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës , ku viktima F.F., 18 vjeç është hedhur nga ura pas përfundimit të mësimit.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa 18 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Prindërit kanë rrëfyer se ditët e fundit djali i tyre ishte mbyllur në vetveteve por nuk i kishte treguar asgjë lidhur me ndonjë shqetësim të tijin.
Nëna i kishte pohuar edhe mësueses se djali prej disa ditësh nuk ndjehej mirë dhe i kishte kërkuar që ajo ta kishte kujdes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.