Connect with us

Ish i dashuri i yllit televiziv, fajtor për sulmin me acid ndaj 14 personave

Kuriozitete

Ish i dashuri i yllit televiziv, fajtor për sulmin me acid ndaj 14 personave

Ish i dashuri i yllit televiziv, fajtor për sulmin me acid ndaj 14 personave

Ish i dashuri i yllit dhe prezantueses televizive Ferne McCann është shpallur fajtor për një sulm me acid ku u dogjën 14 vetë. Prezantuesja e njohur angleze McCann sapo është bërë mama dhe babai i foshnjës së saj është Arthur Collins 25 vjeç.

Ky i fundit është shpallur fajtor për hedhjen e substancës gërryese në Mangle Nightclub në Hackney, Londër. Ngjarja ndodhi më 27 prill të këtij viti. Por ai mohoi pesë akuza për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor dhe nëntë akuza për sulme që shkaktuan dëmin fizik gjatë gjykimit.

Collins pranoi hedhjen e shisheve të lëngshme mbi pjesëmarrësit në klubin e natës por tha se nuk e dinte se ishte acid. Ai mendonte se lëngu ishte një drogë, të cilën ai e kishte rrëmbyer nga dy burra pasi i kishte dëgjuar ata duke planifikuar t’ia jepnin në pije një vajze.

Kishte lot në gjykatë publike, e cila ishte e mbushur me miqtë dhe familjen e Collins, pasi u lexuan verdiktet e jurisë. Collins u dënua për të gjitha akuzat nga 2 deri në 10 vjet. Vendimi përfundimtar do të shpallet më 19 dhjetor.

Dy persona u verbuan pjesërisht dhe të tjerë u lanë të shpërfytyruara në sulmin, të cilin gjyqtarët gjetën prova se ishte planifikuar nga Collins dhe i bashkë-pandehuri Andre Phoenix. Ky i fundit u lirua nga akuzat. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top