Connect with us

Ndalohen 3 zyrtarë së bashku me policen, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Video

Ndalohen 3 zyrtarë së bashku me policen, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Ndalohen 3 zyrtarë së bashku me policen, ja akuzat që rëndojnë mbi taD. Cani

Lajme

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe “korrupsionit aktiv…”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi.

Sipas Prokurorisë, tre zyrtarët akuzohen për korrupsion aktiv. Kjo është arsyeja se përse ata do të ndalohen të mbajnë funksione publike.

Prokuroria tha se për këta funksionarë ka pasur një rast flagrant korrupsioni gjatë legalizimit të një objekti.

Prokuroria ka ndaluar policen K. Sala.

Është ndaluar gjithashtu edhe B.Belli, punonjëse e Hipotekës në Tiranë. U ndalua edhe m. Bezhani, punonjës në Hipotekë në Laprakë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Në bazë të veprimeve proceduriale të kryera nga Prokuroria e Tiranës, nisur nga informacioni i referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, rezulton se:

Shtetasja M.S. ka aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi pa leje, në zyrat e ALUIZNI-t, Tiranë, në vitin 2014. Prej asaj kohe, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj.

Për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe vajza e aplikueses, shtetasja K. Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.

Kjo e fundit është njohur me shtetasen S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentat.

S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjëse të Hipotekës së Tiranës, B. Belli.

Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K.Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka). Gjithësesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M.Bezhani.

Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, shtetasja K.Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani.

Shuma e parave, në formë rryshfeti, është dorëzuar nga shtetasja K.Sala tek punonjësja e Hipotekës, B.Belli, ditën e djeshme (dt. 12.11.2017).

Shtetasja B. Belli është takuar pasditën e së dielës me shtetasin M. Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave.

Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e sotme (dt. 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014.

Prokuroria e Tiranës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe, pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë:

– K. Sala, punonjësve policie (aplikante)

– B. Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë

– M. Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë

– S. Musallaj.

Prokuroria-e-Pergjithshme

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top