Connect with us

Droga e sekuestruar në Velipojë, vihet në pranga dhe një tjetër i kërkuar

Kuriozitete

Droga e sekuestruar në Velipojë, vihet në pranga dhe një tjetër i kërkuar

Droga e sekuestruar në Velipojë, vihet në pranga dhe një tjetër i kërkuar

Një prej personave të shpallur në kërkim për drogën prej 1.5 tonësh të kapur në Vilun të Velipojës të shtunën, është vënë në pranga.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë ndaluar Gjovalin Ndoj, 30 vjeç nga Lezha. Ky ishte shpallur në kërkim, pasi i kishte shpëtuar policisë duke u arratisur me vrap.

Gjovalin Ndoja ka qenë në makinë bashkë me policin, Enriko Zyle. Ka qenë ky i fundit që ka bërë të mundur që Ndoj të arratiset.

Në pranga gjatë së shtunës, përfunduan shtetasit: Sokol Ujka, Enriko Zyle, Arbër Bozhanaj, Gerti Danaj, Dervish Gjolekaj.

Rreth 1.5 ton drogë u sekuestruan të shtunën në plazhin e Velipojës, ku në përfundim të operacionit u shoqëruan pesë persona, një prej të cilëve efektiv policie.

Drejtori i policisë së Shkodrës, sqaroi përpara medias të gjithë dinamikën e operacionit, të koduar “Viluni Beach”.

“Rreth orës 02.45 minuta, pas mesnate, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit, J.B, 20 vjeç, u gjet një sasi e madhe lëndë narkotike”, sqaroi kryepolici i Shkodrës.

Po ashtu, kontrollet kanë vijuar edhe brenda hotelit, ku në katin e parë është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine. Në përfundim rezultoi se pesha totale e drogës, kanabis sativa, ishte 1502 kg. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top