Connect with us

Bilancet përplasin Kryeministrin Rama me Guvernatorin e BSH, Sejko

Kuriozitete

Bilancet përplasin Kryeministrin Rama me Guvernatorin e BSH, Sejko

Bilancet përplasin Kryeministrin Rama me Guvernatorin e BSH, Sejko

Kur Edi Rama dhe Gent Sejko ishin përballë njëri-tjetrit sot në Konferencën e dytë të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ky i fundit ndoshta nuk e dinte se e priste një “dush” i ftohtë nga kryeministri.

Ndaj fjalimi i Sejkos, thuajse si gjithnjë, rutinë dhe shabllon, sot, duket se doli nga skema, duke u pasuar në fund me një “kundërvënie” ndaj Kryeministrit.

Gjithçka filloi kur Rama te fjalimi i tij sulmoi hapur Bankën e Shqipërisë (BSH) dhe bankat e nivelit të dytë që varen nga BSH, kur tha se ato pranojnë bilanc të ndryshëm me atë që i jepet tatimeve.

Rama akuzoi se kompanitë e mëdha deklarojnë dy bilance, njërin real, në banka dhe tjetrin “për të qarë hallin”, në organet shtetërore tatimore.

Kështu, z.Rama ishte i pari që e tha copë sot, se kompanitë e mëdha punojnë me dy bilance nën mbështetje nga bankat që e pranojnë këtë situatë:

“Unë dua ta them shumë qartë; duke filluar nga viti ardhshëm shteti shqiptar, qeveria e Shqipërisë, administrata jonë tatimore nuk do të njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që disponojnë bankat. Historia e dy bilanceve, që kur vinte banka, kompanitë tregojnë sa shumë kanë dhe kur vinte shteti, kompanitë tregojnë sa keq janë, do marrë fund nga janari i vitit 2018”, – paralajmëroi z.Rama.

“Të gjitha kompanitë, – sigurisht, objektivi janë kompanitë e mëdha, – duhet ta kenë shumë të qartë, tatimet e Republikës së Shqipërisë nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër, përveç bilancit që këto kompani iu dorëzojnë bankave, për të treguar sa shumë kanë dhe mbi atë bazë do të tregojnë detyrimet e tyre për arkën e buxhetit të shtetit”, – shtoi kryeministri.

Kjo deklaratë e fortë e Ramës krijoi përplasje sepse hasi në kundërshtimin e hapur të Guvernatorit Sejko, kur vlerësoi atë që ai e quajti “kontributi i sektorit bankar në luftën kundër informalitetit, një fenomen ky mjaft i dëmshëm, fatkeqësisht me një shtrirje ende të gjerë në ekonominë shqiptare, aq sa mund të konsiderohet një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit”.

Sejko këtu vuri gishtin edhe tek autoritetet shtetërore duke i ngarkuar me përgjegjësi, kur tha se “përdorimi i të dhënave të certifikuara nga autoritetet, si përsa i takon bilanceve të kompanive, ashtu edhe aktorëve të tjerë ekonomikë, është kthyer në një domosdoshmëri”.

“Edhe në këtë drejtim, roli i sistemit bankar është tejet i rëndësishëm. Përdorimi i të dhënave të certifikuara nga autoritetet, si përsa i takon bilanceve të kompanive, ashtu edhe aktorëve të tjerë ekonomikë, është kthyer në një domosdoshmëri. Mbi të gjitha, ato janë masa prudenciale, të cilat rrisin nivelin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë, veçanërisht në fushën e kredidhënies”, – tha z.Sejko.

Në fund ai kërkoi që bashkëpunimi “mes industrisë bankare, ekzekutivit shqiptar dhe Bankës së Shqipërisë, të thellohet më tej, në të mirë të prosperitetit ekonomik dhe financiar të vendit”. /noa.al/

_dsc8370-14 www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top