Kuriozitete
Transporton dy luanë në valixhe, arrestohet në aeroport
Transporton dy luanë në valixhe, arrestohet në aeroport
Kur punonjësit e kontrollit në aeroport panë në monitor, nuk po u besonin syve, brenda valixhes gjendeshin dy luanë, të gjallë, por nën efektin e lëndëve narkotike.
Është kjo ajo që u zbulua në aeroportin egjiptian të Kajros, këtë të diel.
Për shkelje të ligjit, policia arrestoi një burrë nga Kuvajti, i cili po transportonte kafshët.
Këlyshët e luanit u dërguan në kopshtin zoologjik të Giza, ku po tregohet kujdesi i duhur drejt tyre.
Inspektorët e kontrollit krijuan dyshime, për shkak të formave të dyshimta brenda valixhes.
Këlyshët ishin lidhur duar e këmbë, në mënyrë që të mos lëviznin, ndërkohë që ishin si në kllapi. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.