Connect with us

Atentat shqiptarit në Itali, zbardhet dëshmia e të plagosurit

Kuriozitete

Atentat shqiptarit në Itali, zbardhet dëshmia e të plagosurit

Atentat shqiptarit në Itali, zbardhet dëshmia e të plagosurit

Atentat me armë zjarri ndaj një shqiptari që jeton në Itali. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së martës, kur një person i armatosur qëlloi me armë zjarri drejt shqiptarit, duke e plagosur në këmbë.

I dëmtuari është 22-vjeçari nga Durrësi me iniciale S.R., i cili banonte në Toirano.

Mbrëmjen e djeshme, ndaj tij u qëllua me armë zjarri në zonën e “Olivette”. Por i riu ndonëse i plagosur arriti të hyjë në një dyqan ku shiteshin cigare, për t’i kërkuar ndihmë shitësit.

Pas pak minutash mbërriti ndihma e shpejtë, e cila u kujdes për të riun, i cili fatmirësisht mundi të shpëtojë.

“Ndjeva një goditje shumë të fortë në këmbë, më qëlluan nga mbas”, tha i plagosuri për policët. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua, i riu durrsak ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia italiane po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si dhe për të zbuluar autorin e atentatit. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top