Connect with us

Kolegët të dëshpëruar për vdekjen e kamionistit shqiptar, shprehin homazhet me fjalë prekëse

Video

Kolegët të dëshpëruar për vdekjen e kamionistit shqiptar, shprehin homazhet me fjalë prekëse

Kolegët të dëshpëruar për vdekjen e kamionistit shqiptar, shprehin homazhet me fjalë prekëseF. Tenolli

Lajme

Edmond Boci është 48-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht ndërkohë që ishte në timonin e kamionit të tij.

Mjeti që ai drejtonte u përplas me një kamion të drejtuar nga një çek dhe rezultoi fatal për shqiptarin.

Për vdekjen e tij janë shkruar shumë homazhe nga miq dhe njerëz që i janë solidarizuar dhimbjes së familjes.

Shumë ngushëllime janë ndarë nga kolegë të tij në postime në “Facebook” të cilat shprehnin dashurinë që Edmondi kishte për punën.

Ai përshkruhet si një person familjar dhe shumë punëtor.

Të tjerë shkruajnë se vdekja është çmimi i kësaj pune dhe bëjnë apel për kolegë të tjerë që kur të ndihen të lodhur të ndalojnë dhe pushojnë.

Disa nga homazhet:

Sot 14.11.2017 është një ditë që kurrë nuk do ta harroj në jetë. Një mik shumë i mirë dhe kolegu Edmond Boçi na ka lënë fatkeqësisht sot, ai e donte punën e tij si një shofer profesionist si askush tjetër, por për fat të keq ai e mori këtë pasion me vete. I uroj familjes, miqve dhe të dashurve shumë fuqi në këto kohë të vështira. I nderuar Edmond ajo që keni dhënë në jetë, është e gjitha falë jush.

Ju jeni kujdesur për të dashurit tuaj, që nga fillimi deri në fund të ditës. Ju ishit kaq i përulur në jetë, vetëm detyrën dhe punën njihnit, dhe me gjithçka keni qenë gjithmonë të kënaqur…Pra, pusho në qetësi!

Njerëz ky është rreziku i profesionit tonë dhe për shumë njerëz ne jemi vetëm disa njerëz që prishim punë, që udhëtojmë me 70 km në orë, që ecim ngadalë në malore etj. etj. Por, këta njerëz nuk kuptojnë që pa ne nuk do të kishin asgjë, më pas ndodhin këto fatkeqësi dhe askush nuk thotë asgjë! Udhëtim të mbarë koleg. R.I.P. dhe na drejto nga atje lart.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top