Connect with us

Shakira shtyn koncertet e saj, ja çfarë po ndodh me këngëtaren kolumbiane

Kuriozitete

Shakira shtyn koncertet e saj, ja çfarë po ndodh me këngëtaren kolumbiane

Shakira shtyn koncertet e saj, ja çfarë po ndodh me këngëtaren kolumbiane

Gjatë javëve të fundit, fansat e Shakirës janë zhgënjyer paksa për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme të datave të koncerteve në kuadër të turneut të saj botëror.

Shkak për këtë është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e këngëtares kolumbiane. Ajo vuan nga hemoragjia në korda dhe kjo e ka bërë të pamundur që të ngjitet në skenë.

Për këtë arsye, këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ka njoftuar njëherë e mirë fansat e saj, që “El Dorado World Tour” do të shtyhet të paktën deri në vitin e ardhshëm.

“Gjatë gjithë karrierës sime, kurrë nuk kam qenë në një situatë të tillë. Hemoragjia nuk është zhdukur dhe makthi im vazhdon.

Faleminderit gjithë atyre që më kanë kuptuar dhe kanë treguar besueshmëri ndaj meje. Gjithë forca dhe energjia e tyre pozitive ka ardhur tek unë.

Shpresoj ta kaloj këtë provë të vështirë dhe të kthehem sa më shpejt për të dëgjuar zërin tim bashkë me ju. Ju dua dhe do ta kujtoj gjithnjë miqësinë dhe dashurinë tuaj”, shkruan Shakira. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top