Connect with us

“Forca e ligjit” nis nga Fieri, tre të arrestuar për drogë, vrasje dhe rrëmbim personi

Kuriozitete

“Forca e ligjit” nis nga Fieri, tre të arrestuar për drogë, vrasje dhe rrëmbim personi

“Forca e ligjit” nis nga Fieri, tre të arrestuar për drogë, vrasje dhe rrëmbim personi

Operacioni “Forca e Ligjit' ka realizuar goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në fushën e narkotikëve, në zonën e Fierit.

Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të këtij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit.

Mësohet se në pranga janë vënë: Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krehra me fishekë.

Ndërsa shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krehër me fishekë. Dritan Tushaas iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armëve të zjarrit dhe drogës, edhe: 4 automjete, njëra e blinduar; 2 armë gjahu; 1 dedektor valësh; shkop gome; 2 thika me përmasa të ndryshme; 8 telefona celularë; 900 euro.

Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht. Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.

Deri tani janë identifikuar disa prej pasurive, si: 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; 2 automjeje; 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top