Connect with us

Mandati i Kapllanajt, KQZ: Akti që nuk ekziston nuk falsifikohet dot

Kuriozitete

Mandati i Kapllanajt, KQZ: Akti që nuk ekziston nuk falsifikohet dot

Mandati i Kapllanajt, KQZ: Akti që nuk ekziston nuk falsifikohet dot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se akuzat e Partisë Socialiste për tjetërsim të vendimit për Kapllanajn janë një tjetër furtunë në gotë.

“Sot në "gotën" e KQZ-se shpërtheu "furtuna" e radhës, akuza për falsifikim të vendimit të KQZ-së për çështjen Kapllanaj, përsëri nga ana e Kryetarit.

Këtë prononcim publik, e bëj për të sqaruar dy fakte të thjeshta juridike: Kryetari i KQZ-së nuk ka detyrë, nuk drejton zbardhjen e akteve të KQZ-së, pasi detyrë e administratës është proces tërësisht teknik dhe reflekton besnikërisht debatin dhe qëndrimet e shprehura dhe të dokumentuara në mbledhjen e KQZ-se”, thuhet në sqarimin e KQZ.

Më tej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon duke sqaruar se “deri në momentin e kësaj deklarate nuk ka ende vendim të zbardhur për çështjen në fjalë. Akti që nuk ekziston nuk falsifikohet dot. Edhe kjo është një e vërtetë e thjeshtë për tu kuptuar.

Lidhur me draft vendimin ka debat midis anëtarëve përsa i përket përmbajtjes, sepse anëtaret nismëtarë kërkojnë që vendimi të reflektojë vetëm arsyetimin e tyre dhe votën kundër të shumicës, kurse një pjesë e anëtarëve që kanë votuar kundër kërkojnë që vendimi të reflektojë arsyetimin e shumicës.

Ky është debat i brendshëm banal, i cili sa herë ndodh zgjidhet me qetësi dhe në frymë bashkëpunimi. Për fat të keq, qetësia dhe fryma e bashkëpunimit kanë marrë arratinë që ditën që KQZ-në e hodhën në syrin e ciklonit politik”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top