Connect with us

Rrëfimi i një gruaje shtatzënë: Mbledh krom çdo ditë, siguroj bukën e fëmijëve

Kuriozitete

Rrëfimi i një gruaje shtatzënë: Mbledh krom çdo ditë, siguroj bukën e fëmijëve

Rrëfimi i një gruaje shtatzënë: Mbledh krom çdo ditë, siguroj bukën e fëmijëve

Një grua 8-muajshe shtatzënë, e detyruar nga kushtet ekonomike, çdo ditë mbledh krom, të cilin më pas e transporton me kova. Ndonëse fitimi është thuajse minimal, ajo është e detyruar të ndjekë çdo ditë këtë rutinë, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet.

Erjona Balla një 28-vjeçare, thotë se duhet të punojë për të siguruar ushqimin për veten dhe djalin e saj, 3-vjeçar.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Njerëz në Fokus” në “News24”, nëna e re thotë se ndonëse është 8-muajshe shtatzënë, i duhet të mbajë pesha të rënda.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, dhe e vetmja mundësi për të jetuar, është që të mbledhë krom dhe ta shesë atë.

“Prej 4 muajsh e gjysmë unë dal këtu, që të mbledh kromin. Është e vetmja mundësi për të jetuar, dhe për të siguruar të ardhura për vete dhe djalin e vogël. Burri im ndodhet në burg.

Dhe unë jetoj vetëm me një ndihmë të vogël ekonomike. Ajo nuk më mjafton për të paguar detyrimet e ujit dhe energjisë. Duhet të ndihmoj edhe bashkëshortin që ndodhet në burg. Madje atë as nuk e kanë mjekuar aty. Edhe pse ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Unë edhe pse jam shtatzënë detyrohem të mbledh kromin, dhe pastaj ngre kovat e rënda. Mbaj edhe djalin me vete, s’kam ku ta lë”, rrëfen gruaja shtatzënë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top