Connect with us

Tronditet Mirdita, 15-vjeçari vret me armë vëllain e tij

Video

Tronditet Mirdita, 15-vjeçari vret me armë vëllain e tij

Tronditet Mirdita, 15-vjeçari vret me armë vëllain e tijF. Gjoni

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mbrëmjen e sotme, ku një 15-vjeçar me inicialet E.T., ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, vëllain e tij 12 vjeç me inicialet D.T.

Nga informacionet paraprake mësohet se vëllezërit kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal në fshatin Petoq, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, kur 15-vjeçari nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore, ndërsa arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

vrasje me arme

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top