Connect with us

Mirditë, i mituri qëllohet me armë nga vëllai, policia: Vrasje nga pakujdesia

Kuriozitete

Mirditë, i mituri qëllohet me armë nga vëllai, policia: Vrasje nga pakujdesia

Mirditë, i mituri qëllohet me armë nga vëllai, policia: Vrasje nga pakujdesia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Mirditës, ku një fëmijë është vrarë nga vëllai i tij.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja tragjike ka ndodhur në Petoq të Mirditë, ku dy vëllezërit E.T, 15 vjeç, dhe D.T, 12 vjeç, kanë qenë duke kullotur bagëtinë.

Ata kishin me vete edhe një armë zjarri, automatik, teksa duke luajtur me njëri-tjetrin, arma është shkrepur mbi trupin e 12-vjeçarit.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.

Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top