Connect with us

Vrasja e komisar Cukut, i dyshuari ndryshon dëshminë

Kuriozitete

Vrasja e komisar Cukut, i dyshuari ndryshon dëshminë

Vrasja e komisar Cukut, i dyshuari ndryshon dëshminë

I dyshuari për vrasjen e komisar Artan Cukut, ndryshon dëshminë lidhur me autorësinë e krimit.

Avokati mbrojtës i Mikel Shallarit ka bërë kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të mërkurë, ku kërkon lirimin e klientit të tij.

Në kërkesë thuhet se Shallari e ka pranuar autorësinë, duke sajuar gjithçka për shkak të presionit që është ushtruar ndaj tij.

Por në momentin e arrestimit i riu tha para policisë se ishte ai autori i krimit dhe se për ekzekutimin e komisarit të ndjerë ishte paguar 18 mijë euro.

Nga ana e tijj grupi hetimor thotë se ka prova të shumtë shkencore që provojnë autorësinë e Shallarit, pasi pranë vendit të ngjarjes janë gjetur prova të cilat kur janë krahasuar me ADN-në e të riut nga Kuçova janë përputhur plotësisht. Më konkretisht bëhet fjalë për disa rroba të cilat ishin hedhur pak më tutje vendit të krimit dhe gjurmët e gishtave të lëna në to.

Ish-komisar Artan Cuku u ekzekutua në hyrje të pallatit të tij më 8 prill 2017, në rrugën e “Kosovarëve”, pranë zonës së Liqenit në Tiranë.

Pak javë pas ngjarjes, policia arrestoi si të dyshuar 24- vjeçarin nga Kuçova Mikel Shallari, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top