Connect with us

Plumb në gjoks me automatik 12-vjeçarit, si gjeti vdekjen tragjikisht i mituri nga i vëllai

Video

Plumb në gjoks me automatik 12-vjeçarit, si gjeti vdekjen tragjikisht i mituri nga i vëllai

Plumb në gjoks me automatik 12-vjeçarit, si gjeti vdekjen tragjikisht i mituri nga i vëllaiF. Tenolli

Lajme

vrasje-me-arme

Nga ngjarja e rëndë dje e ndodhur në Mirditë janë zbuluar detaje të reja.

Një fëmijë 12 vjeç mbeti i vdekur pasditen e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij i madh.

Incidenti që i kujtoi jetën djaloshit ndodhi në fshatin Petoq në Fan të Mirditës, gjatë kohës që po ruanin bagëtitë.

15-vjeçari me inicialet E.T ishte duke luajtur me armën me të vëllanë dhe nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnetshme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D.T., 12 vjeç.

Plumbi e ka prekur djaloshin në gjoks, gjë që i ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore, ndërkohë arma e zjarrit automatik, si dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë shoqërimin e babait të dy të miturve, si dhe vetë 15-vjeçarit lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan, Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal.

Dyshohet se, duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij, shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore.

Arma e zjarrit automatik, si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top