Connect with us

Rama: Do bëjmë hotele me 5 yje, nuk do pastrojmë paratë

Video

Rama: Do bëjmë hotele me 5 yje, nuk do pastrojmë paratë

Rama: Do bëjmë hotele me 5 yje, nuk do pastrojmë paratëA. Shehaj

Lajme

Rama 1

Akuzave të Lulzim Bashës, për mos votimin e buxhetit të vitit 2018, projekt-buxhet i cili po diskutohet ditën e sotme në seancën parlamentare, Rama iu përgjigj duke thënë se në vendin tonë, bazuar në legjislacionin e adaptuar nga vendet fqinje me ne, do të ndërtohen hotele me 5 yje dhe jo resorte që kanë emrin e pronarit dhe fjalën "Palace" nga pas.

Rama tha:

Jemi i vetmi vend në gjithë Mesdheun që nuk kemi një hotel me 5 yje. Ne do ndërtojmë hotele me 5 yje në Shqipëri. Kemi adaptuar legjislacion shumë të ngajshëm me legjislacionin e vendeve si Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia etj. Po marr Malin e Zi që në këtë aspekt na ka lënë targën. Si do u bëka pastrimi i parave kur paketa fiskale është shumë e qartë? Nuk do bëjmë hotele me emrin e pronarit dhe një "palace" nga prapa".

Rama përmendi edhe një prej biznesmenëve që sipas tij financon Partinë Demokratike dhe të djathtët, i cili kërkon të ndërtojë një hotel me 6 yje në Valbonë.

Duke iu drejtuar Bashës, ai tha:

Avni Ponari kërkon të ndërtojë hotel me 5 yje në Valbonë. Është sponsorizues i PD-së. Paratë e kujt po pastron ai? Kjo është diferenca e madhe mes meje dhe atij që foli këtu para meje. Nuk i fus njerëzit në një thes. Papa Françesku thotë "Nuk rritesh dot po nuk pranove vogëlsinë tënde". Duke munduar t'i ngjash atij të madhit (Berishës), u bëre Luli i vocërr.

Më tej fjalën e mori Basha, i cili vijoi me akuzat dhe thirrjen për të mos e votuar projekt-buxhetin.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top