Connect with us

Rama: Do vish tek unë. Basha: Koha jote mori fund, ka nisur e imja

Video

Rama: Do vish tek unë. Basha: Koha jote mori fund, ka nisur e imja

Rama: Do vish tek unë. Basha: Koha jote mori fund, ka nisur e imjaA. Shehaj

Lajme

rb

Diskutime të shumta ka pasur ditën e sotme në seancës parlamentare, me s Ramës e Bashës, të cilët, diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2018 e kanë kthyer në një luftë personale dhe politike.

Rama tha ndër të tjera se e pret Bashën që të ulen dhe të diskutojnë, ndërsa i kujtoi se do të kthehet sërish, siç u kthye kur doli nga çadra.

Fjalët e kryeministrit:

Prapë do të vish të ulesh me mua, dhe unë të pres. Jo se është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, por sepse nga ajo ulje, do bëhet më mirë për këtë vend e për këta njerëz.

Midis të djathtës dhe ju është vetëm djathi. Doni djathë, ju ka marrë malli për djathë. Është shumë e lehtë, por shumë dritëshkurtër të luash me fjalë, të bësh prokurorin, gjykatësin dhe të japësh vendime këtu në këtë foltore, ndërkohë që je po ti që vrapove në Kamzë për të treguar solidaritet për një të arrestuar, që ishte një nga pesë yjet e partisë tënde. Këtu prapë ne ndryshojmë, ne presim procesin, ne presim hetimin. Një këshillë po ta jap, mos u ngut se prapë mund të dalësh bllof.

Kolegët ndërkombëtarë ngrenë supet dhe qeshin me keqardhje për ju. E di si më tha njëri, si mund ta dua unë Shqipërinë, kur nuk e do as Partia Demokratike".

Nga ana tjetër, në replikën e tij Basha u shpreh se koha e Ramës ka marrë fund dhe se kishte nisur koha e tij.

Fjalët e Bashës:

Partnerët ta kanë vënë vizën dhe për këtë nuk ke nevojë për viza. Ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës, me luftën kundër krimit. Ti je arsyeja se përse krimi u fut në këtë sallë.

Nuk e di si e paske dëgjuar atë mikun, por të huajt po bëjnë llogari se si do ikësh ti. Ti je një qeveri e rënë.

e jemi e vetmja garanci për atë që po vjen dhe ti nuk e ndal dot. Shenjat e gishtërinjve i ke lënë kudo. Koha ime sapo ka filluar, e jotja ka marrë fund”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top