Connect with us

“Cana u përcoll me hipokrizi, Duka është xheloz dhe ka lakmi për kapitenin”

Video

“Cana u përcoll me hipokrizi, Duka është xheloz dhe ka lakmi për kapitenin”

“Cana u përcoll me hipokrizi, Duka është xheloz dhe ka lakmi për kapitenin”L. Çela

Sport

Lamtumira2

Të gjithë u befasuam nga lamtumira “e vobektë” me të cilën Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirë kombëtares shqiptare. Kjo, në radhë të parë, ishte diçka e vonuar, sepse ish-kapiteni i kuqezinjve ka rreth një vit që nuk luan futboll, por… shqiptarë jemi dhe të vonuar do të ngelemi gjithmonë.

Duke kujtuar ceremoninë madhështore që Hannover pati bërë vite më parë për legjendën e futbollit shqiptar, Altin Lala, siç kujton me një editorial të tij gazetari Gëzim Sinemati, kuptohet qartë se Cana u përcoll si lojtar i thjeshtë. Ceremonia për të ishte diçka e shpejtë.

Sinemati thekson se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u tregua hipokrit duke e larguar me një puthje Canën. Sipas tij, kapiteni ka nxitur xhelozi dhe lakmi te Duka, një njeri i urryer nga i gjithë ambienti sportiv (këtu përjashtohen vetëm lëpirësit).

Puthja me presidentin Duka mu në mes të stadiumit të Shkodrës ishte si një prelud i hipokrizisë midis shefit, që populli i futbollit e pret me antipati në çdo stadium, dhe kapitenit që vodhi simpatinë popullore edhe më shumë se klasi i tij. […] Kapiteni nuk ishte shumë i dashur nga zyrtarët, madje popullariteti i tij ndizte xhelozinë dhe lakminë, që në të ardhmen në ekip të mos ketë më ‘gjela’, por vetëm …pula!”

E dhimbshme që vazhdojmë të jemi kaq egoistë dhe të parespektueshëm. Në “Loro Boriçi” atë ditë nuk ishin “Tifozat Kuqezi”, edhe pse e duan me zemër Canën. Ata nuk durojnë të nëpërkëmben nga policia shqiptare me urdhra nga lart dhe për këtë vendosën me keqardhje të braktisnin edhe kapitenin.

Këta jemi ne!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top