Connect with us

A do të largohet Wenger? Përgjigjet francezi

Kuriozitete

A do të largohet Wenger? Përgjigjet francezi

Arsene Wenger ka folur për media pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premierligë, që për herë të parë mbetën jashtë Champions League. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i është përgjigjur kritikave duke thënë se askush nuk mund të vë në pikëpyetje dashurinë dhe përkushtimin ndaj klubit londinez. “Topçinjtë” mbyllën sezonin në Premierligë jashtë top-katërshes […]

Arsene Wenger ka folur për media pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premierligë, që për herë të parë mbetën jashtë Champions League.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i është përgjigjur kritikave duke thënë se askush nuk mund të vë në pikëpyetje dashurinë dhe përkushtimin ndaj klubit londinez.

“Topçinjtë” mbyllën sezonin në Premierligë jashtë top-katërshes për herë të parë në 21 vjetët e fundit, të cilët edicionin e ardhshëm do të bëjnë gara në Europa League.

Wenger akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse kontrata i skadon në fund të sezonit dhe deri më tani klubi nuk i ka ofruar rinovimin.

Ai është kritikuar shumë nga tifozët, ndërsa e ka quajtur “ambient armiqësor” situatën në klub gjatë muajve të fundit.

“Është e rëndë, por kishim një formë gjatë sezonit që ishte dhe është e vështirë për mua personalisht. Luanim në një ambient armiqësor”, tha Wenger.

“Lojtarët u kthyen në dy muajt e fundit dhe jam krenar që e bënë këtë. Jam i fokusuar në punën time. Jam profesionist. E dua këtë klub mjaftueshëm sa për të dhënë më të mirën nga vetja çdo ditë”, shtoi ai.

“Një gjë që nuk mund të kontestoni është dashuria ime për këtë klub. Kam refuzuar gjithë klubet e botës për të qëndruar këtu”, ka thënë ai për BBC pas përfundimit të sezonit. /Express/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top