Connect with us

ADELA VUANTE NGA EPILEPSIA? REAGON MJEKJA: PALLAVRA, AJO KISHTE SHUMË PËR TË THËNË

Kuriozitete

ADELA VUANTE NGA EPILEPSIA? REAGON MJEKJA: PALLAVRA, AJO KISHTE SHUMË PËR TË THËNË

ADELA VUANTE NGA EPILEPSIA? REAGON MJEKJA: PALLAVRA, AJO KISHTE SHUMË PËR TË THËNË

Ende nuk kanë dalë rezultatet e mjekësisë ligjore për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi saktësisht vdekjen e papritur të Adelajda Xhamanit, ish-banores së Big Brother 2, njëherësh gazetare mjaft e njohur e showbizzit në televizionet dhe revistat shqiptare.

Adelajda u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Freskut mëngjesin e djeshëm, herët, ndërsa një telefonatë të fundit ajo e ka kryer me miken e saj të ngushtë, emri i së cilës nuk është bërë mediatik.

Me të ka pasur komunikim policia, ku mësohet se ka qenë shoqja e Adelës e cila ka thënë për herë të parë se bukuroshja nga Kavaja vuante nga epilepsia. Por lidhur me këtë ka reaguar mjekja e QSUT-së Teuta Kamberi Alizoti.

Ajo përjashton çdo mundësi që Adela të ketë humbur jetën si pasojë e epilepsisë, pasi kjo sëmundje nuk shkakton arrest kardiak, dhe më minimalja duhej të kishte shenja në trup të përplasjes me orenditë në shtëpi.

Statusi i mjekes

Pallavrat e mediave… ka qenë epileptike..?! E para nuk e kam ekzaminuar kurrë për 25 vjet… por edhe sikur… pastaj…ç’farë lidhje ka me atakun kardiak?! Ta zëmë se ka qenë me epilepsi dhe është futur në status epileptik.. Do të kishte shenja goditje duke u përplasur me orenditë përqark..duke qenë vetëm..

Shikoni se mos dikush tjetër ka qenë shkaktar… Ajo jetonte vetëm…dhe policia tha nuk kishte shenja goditje. Ku ishte mjeku ligjor…të vdesësh nga epilepsia është e pamundur të mos lësh gjurmë…si psh urinim të pavullnetshëm..kafshim të gjuhës..trauma..etj.. ky në konteksin e një statusi epileptik… sipas jush…

Për mua ajo vajzë kishte shumë për të thënë, por nuk e lanë ta thoshte…U prehsh në paqe zemër… Uroj të gjendet e vërteta jote. Të jesh engjëll nuk është keq në këtë botë të shëmtuar. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top