Adelina bën deklaratatën e fortë: Në Shqipëri nuk u jepnin çmime kosovarëve

Këngëtarja që ka sjellë gjithnjë hite në tregun muzikor shqiptare dhe që prej vitesh njihet si ndër artistet më të komentuara, Adelina Ismaili ishte mbrëmë e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7. Gjatë intervistës Adelina është shprehur se gjatë kohës së fillimit të karrierës së saj, në festivalet që mbaheshin në Shqipëri, këngëtarëve të Kosovës nuk u jepnin çmime.

“Nuk më kujtohet që dikush nga Kosova ka marrë ndonjë çmim. Deri vonë kam besuar që ka ekzistuar një marrëveshje e pashkruar që mos të fitojë asnjë Kosovar, jo që na e ka thënë dikush, është ditur por nuk është diskutuar kurrë” tha Adelina.

Adelina tregoi gjithashtu se në Shqipëri ishin më të orientuar në zhvillimin e teatrit e operas, ndërsa në Kosovë kishte filluar të zhvillohej muzika pop.

“Ne komplet e kishim një tjetër botë, ishte Mihrie Braha, Gili, në atë kohë kishte filluar muzika pop të zhvillohet” tha ajo.