Ademi konfirmoi dy ardhje të reja te Kosova, ky pritet të jetë njëri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se dy lojtarë janë rrugës për t’iu bashkuar Kosovës, njëri nga Ferizaji dhe tjetri nga Mitrovica.

Nga Ferizaji, gjasat janë të mëdha të jetë Andi Zeqiri, një sulmues tepër i talentuar, 20 vjeçar, dhe paraqitet në Laussanne të Zvicrës.

Ka disa muaj që përflitet për afërsinë e Zeqirit me Kosovën.

Zeqiri cilësohet në mesin e talentëve më të mëdhenj në Zvicër, ka debutuar për Laussanne qysh në moshën 16 vjeçare.

Këtë sezon, ai ka udhëhequr Laussannen drejt rikthimit në Superligën e Zvicrës, me 12 gola të shënuara në 22 ndeshje.

Ardhja e Zeqirit do t’i bënte mirrë konkurrencës në fazën e sulmit, dhe po ashtu Kosova do të siguronte një lojtar të së ardhmes. Mos të harrojmë, po flasim për një 20 vjeçar.