Connect with us

Adoleshenti gjen një letër në shishe derisa po shëtiste pranë plazhit, shokohet nga ajo çfarë shkruante (Foto/Video)

Kuriozitete

Adoleshenti gjen një letër në shishe derisa po shëtiste pranë plazhit, shokohet nga ajo çfarë shkruante (Foto/Video)

Një adoleshent entuziast ka zbuluar një letër interesante në një shishe, të cilën më vonë e kuptoi se ishte shkruar nga dy shokë të droguar.

Robbie Chappell 13-vjeç, kishte vrapuar për në shtëpi dhe më pas e kishte thyer shishen për të lexuar letrën e mistershme të cilën e kishte gjetur derisa po ecte me qenin e tij në ishullin Hayling të Hampshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Njerku i tij Robert Smith e kishte filmuar momentin duke shpresuar se mund të jetë ndonjë zbulim i lashtë, por ata u zhgënjyen kur kuptuan se çfarë shkruante në të, duke e cilësuar si “letra me mesazhin më të keq në shishe”.

Robbie nxori letrën nga shishja në të cilën shkruante, “Dan dhe Dan kanë qenë këtu 1.10.2016 në orën 12:19. Jemi të droguar me kokainë! Shumë dashuri”.

Por kjo letër duket se ka nervozuar tej mase nënën e djaloshit Catharine 45-vjeçe, e cila tha se letra në shishe përmbante mesazhin më të keq ndonjëherë që është shkruar dhe futur në një shishe.

“Menduam se ishte diçka interesante që ka mundur të vije nga Franca, por ishte shkruar para disa ditëve nga dy narkomanë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

1

2

3

4

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top