Connect with us

Ahmetaj: 178 koncensione vetëm nga opozita, ministri i PD firmosi dy ditë para se të ikte

Kuriozitete

Ahmetaj: 178 koncensione vetëm nga opozita, ministri i PD firmosi dy ditë para se të ikte

Ahmetaj: 178 koncensione vetëm nga opozita, ministri i PD firmosi dy ditë para se të ikte

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka sulmuar ashpër demokratët teksa foli për koncesionet gjatë fjalës së tij nga foltorja e kuvendit. Ahmetaj foli për një ish-ministër të Sali Berishës, vetëm dy ditë para se të largohej nga detyra.

Ndërsa sfidoi këtë ish-ministër, duke i thënë se do ta presë të flasë dhe t'ia numërojë të gjitha koncesionet, edhe ato që ka firmosur ditën e diel. Ahmetaj tha se nga viti 2004 deri më sot janë dhënë 213 kontrata koncensionare aktive, nga të cilat 178 janë bërë para vitit 2013.

"Nga viti 2004 deri më sot janë dhënë 213 kontrata koncensionare aktive, nga të cilat 178 janë bërë para vitit 2013. Kur flisni këtu për koncesionet dhe bëni sikur iu dhëmb e vret shpirti për paratë e shqiptarëve sot është moment transparence. Këtu kam me emra ministrash të gjitha koncensionet e bëra në kohë.

Vetëm në periudhën maj 2013- shtator 2013 janë bërë 45 koncesione. Ndërkohë që ishit duke ikur nga pushteti keni bërë 45 koncesione. Do ta pres atë ish-ministër të flasë këtu se do ia numëroj dhe koncesionet që ka firmosur ditën e diel.

Maj 2013 katër koncesione të firmosura nga një ministër i Berishës, qershor 2013 tre koncesione, gusht 2013 ka dalë ditën e diel dhe ka firmosur kontratë koncensionare. Pastaj ka firmosur 21 kontrata në shtator, më 9 shtator, dy ditë para se të iknin. Ka një sërë kontratash të firmosura, ku koston ia kalonin direkt qytetarëve", tha Ahmetaj

Ndërsa koncesionet e qeverisë Rama, ka vijuar ai, janë ndryshe pasi paguhen nga buxheti i shtetit. “Për dializën nuk paguan qytetari. Po për check up-in? Sa është kostoja? Është 1.537 lekë, që i kushton buxhetit të shtetit, pasi është një kontroll parandalues që qytetarët e bëjnë falas. Kemi liruar qytetarin nga ngarkesa në kurriz të buxhetit të shtetit”, ka vijuar Ahmetaj.

Më tej ministri ka publikuar shifrat e koncesioneve të bëra nga ministrat e qeverive përkatëse, që sipas tij janë: Genc Ruli 37, Florion Mima 38, Edmond Haxhinasto 19, Erion Veliaj 1, Ilir Beqja 4, Ridvan Bode 3, Sokol Dervishaj 2, Sokol Olldashi 6, Damian Gjiknuri 8.

“Jeni kampionë me 178 koncesione dhe flisni për të varfrit! Ju tatonit të punësuarit që fitojnë, ne nuk i tatojmë”, ka thënë Ahmetaj. Sa për taksën e pronës, ai ka sqaruar se qytetarët në nevojë e që janë pensionistë të vetëm lirohen nga kjo taksë. “Në Bashkinë e Tiranës janë 60 mijë familje që përfitojnë nga kjo taksë. Politika fiskale për “5 yjet” janë të gjitha skema të reja, ato që do të vinë janë marka”, ka shtuar Ahmetaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top