Connect with us

Aksident fatal, humb jetën një vajzë e re, plagoset shoferi

Kuriozitete

Aksident fatal, humb jetën një vajzë e re, plagoset shoferi

Aksident fatal, humb jetën një vajzë e re, plagoset shoferi

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze të re dhe ka plagosur një tjetër.

Ngjarja e rëndë u regjistrua sot, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos-Fier. Një automjet tip Benz, me targa AA551 OB, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar përmbys në një kanal.

Përplasja, në Kthesën e Patosit, rezultoi fatale për një vajzë 23-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Për pasojë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i identifikuar vetëm me inicialet, T.E, 27 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak i aksidentit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top